PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zgjedhjet në Shqipëri, trupi diplomatik apel për pjesëmarrje
2013-06-23 10:33:46 CRI Komenti juaj Printoni

Sot shqiptarët ju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri. Kryeministri Sali Berisha po kërkon një mandat të tretë qeverisës, ndërsa ndodhet nën presionin e Bashkimit Europian për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Agjencia Reuters, thotë Berisha përballet me një sfidues të fortë si lideri i opozitës, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Përpara zgjedhjeve, presidenti i Republikës Bujar Nishani në mesazhin drejtuar qytetarëve, ftoi votuesit që të marrin pjesë në këtë proces me seriozitet, përgjegjshmëri dhe përqendrim.

Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Tiranë, kanë përcjellë nga një mesazh të shkurtër për politikën dhe qytetarët shqiptarë.

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, u kërkoi shqiptarëve që të marrin pjesë në votime dhe të ushtrojnë vullnetin e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit e Parlamentit të Ri.

Ndërkaq ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, përmes një postimi në "Twitter', është shprehur: "Të punojmë së bashku për zgjedhje të mira, për të ardhmen europiane të Shqipërisë."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China