PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xinhua: "Pritshmëri të lartë për zgjedhjet në Shqipëri"
2013-06-22 10:11:16 CRI Komenti juaj Printoni
Shqipëria do të zhvillojë të dielën zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të cilat jo vetëm do të vendosin nëse kryeministri në pushtet Sali Berisha do të marrë një mandat tjetër qeverisës, por edhe do të hapin dritën jeshile drejt Bashkimit Europian, nëse arrihen standardet ndërkombëtare.

Për dy dekada përparimi drejt integrimit në Bashkimin Europian ka qenë i ngadaltë, për shkak të zgjedhjeve të kontestuara deri edhe në përplasje fizike në rrugë, nënvizon në një shkrim në prag të zgjedhjeve agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Gara e së dielës vë përballë kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, një figurë dominante e politikës dhe Edi Ramën e Partisë Socialiste, ish kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Bashkimi Europian ka paralajmëruar "se zgjedhjet janë një provë për institucionet demokratike dhe progresit drejt anëtarësimit" ndërsa kërkoi "standarde ndërkombëtare dhe europiane" në zgjedhje.

"Në këtë kontekst ne shpresojmë se liderët politike do të gjejnë rrugën për ta bërë plotësisht funksional Komisionin Qendror të Zgjedhjeve," tha shefja BE-së për Politikë të Jashtme Catherine Ashton dhe Komisioneri për Zgjerim Stefan Fule.

"Ne bëjmë thirrje se është përgjegjësi e të gjitha liderëve politikë të vendosin besimin e publikut tek procesi zgjedhor," tha Ashton dhe Fule.

Një sondazh i publikuar në fillim të majit me më shumë se 1600 zgjedhës, e vë koalicionin e udhëhequr nga socialistët përpara me 49 për qind, kundrejt 40 për qind e koalicionit të Partisë Demokratike, ndërsa Fryma e Re Demokratike, një parti e formuar nga ish-Presidenti Bamir Topi, dhe partia nacionaliste Aleanca Kuq e Zi do të marrin 5.5 për qind. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China