Një numër i madh emigrantësh u kthyen nga Greqia në Shqipëri për të votuar në zgjedhjet parlamentare të cilat zhvillohen të dielën.
Pjesa dërrmuese e emigrantëve kanë udhëtuar falas me autobusët e vënë në dispozicion nga ana e forcave politike.
Edhe në pikat e kalimit kufitar ka një fluks në rritje të emigrantëve që kthehen nga Greqia.
Në këto pika nuk ka patur radhë në pritje, pasi ka 6 sportele në hyrje dhe tre në dalje. (Top Channel)