Forcat detare filipinase dhe ato amerikane do të zhvillojnë javën e ardhshme një manovër të përbashkët ushtarake detare pranë ujërave të ishullit Huangyan në detin e Kinës Jugore.
Forcat detare filipinase shpallën të enjten se manovra e përbashkët do të zgjatë nga 27 qershor deri më 2 korrik dhe do të zhvillohet në një zonë 108 km në lindje të ishullit Huangyan.
Sekretari i Marinës i ShBA-së Raymond Mabus vizitoi këtë javë Filipinet, ku bisedoi me zyrtarët vendorë lidhur me tema të ndryshme, përfshirë edhe situatën në detin e Kinës Jugore.(Zhan Dian/Artani)