PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rritet kursi i këmbimit të juanit
2013-06-20 14:53:53 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, kursi i këmbimit të RMB-së me dollarin amerikan ka shënuar rritje të konsiderueshme, duke arritur një nivel rekord pas vitit 2005, kur filloi reforma në kursin e monedhës kineze.

Nga njëra anë, rritja e kursit të RMB-së ka sjellë zhvillimin e turizmit të Kinës. Gjithnjë e më shumë, kinezët po shkojnë jashtë vendit për pushime. Ndërkaq nga ana tjetër, "Renminbi Sheng Zhi" ka shkaktuar uljen e eksporteve nga Kina dhe 26.8% të kompanive që merren me eksportet kanë pësuar humbje.

Për rritjen e kursit të RMB-së, analistja e njohur financiare Ye Tan thotë se një gjë e tillë vjen nga disa faktorë.

Kursi i monedhave të huaja ka pësuar rënie të madhe, çka ka nxitur rritjen e kursit të RMB-së. Aktualisht në Kinë, rezerva valutore është e mjaftueshme dhe kjo ka shtuar presion për rritjen e vlerës së RMB-së. Ndërkohë për shkak të gjendjes së dobët ekonomike në mbarë botën, vendet që pësojnë rënie përçojnë pak presionin tek vendet si Kina dhe Japonia, të cilat shënojnë rritje relativisht të lartë.

Ye Tan thotë gjithashtu se me gjendjen e tanishme, reforma në tregun monetar është e domosdoshme. Pas vitit 2005, kursi i RMB-së nuk është lidhur direkt me dollarin amerikan dhe luhatja e kursit të RMB-së po varet gjithnjë e më shumë nga tregu valutor. Ajo sugjeron që procesi i reformës duhet të jetë i qëndrueshëm dhe të bazohet te gjendja e tregut kinez.  (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China