Presidenti kinez Xi Jinping u takua të mërkurën në Pekin me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.
Ai theksoi se Kina, si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit, ka përgjegjësi të mëdha e do të japë kontributin e saj në zgjidhjen e konflikteve në botë si dhe do të mbështesë OKB-në në arritjen e Objektivave të Mijëvjeçarit.
Shefi i OKB-së mbështeti strategjinë e Xi për "Endrrën kineze", që sipas tij do të ndikojë pozitivisht edhe në botë.
Ban Ki Moon vlerësoi kontributin e Kinës në misionet paqeruajtëse të OKB-së dhe në çështje të tjera të rëndësishme. (Du/ Ardi Pulaj)