PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Liderët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut, bisedime për sigurinë rajonale
2013-06-18 10:08:18 CRI Komenti juaj Printoni

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur të hënën se presidenti amerikan Barak Obama dhe presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye kanë zhvilluar bisedime me telefon mbi sigurinë rajonale.

Në deklaratë thuhet se palët kanë diskutuar mbi situatën e Gadishullit Korean dhe ranë dakord të mbajnë kontakte të ngushta për denuklearizimin e Koresë së Veriut.

Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi takimin e fundit Xi-Obama në Kaliforni.

Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Mbrojtjes së Koresë së Veriut propozoi të dielën për zhvillim të bisedimeve të nivelit të lartë me SHBA-në, për eleminimin e tensionit në Gadishull si dhe realizimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

Për propozimin e Koresë së Veriut, zëdhënësja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara Caitlin Hayden reagoi se SHBA-ja është e gatshme të zhvillojë "bisedime konkrete dhe të besueshme" me Korenë e Veriut, por kjo e fundit duhet të përmbushë detyrimet ndërkombëtare. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China