Drejtësia greke kundërshtoi të hënën mbylljen e kanalit shtetëror ERT, mbyllje kjo që rrezikoi ta çonte Greqinë në zgjedhje të parakohshme.
Këshilli i Lartë i Shtetit vendosi që ERT-ja do të vazhdojë të funksionojë gjatë periudhës së ristrukturimit deri në krijimin e një organi të ri televiziv.
Ndërkohë, një takim vendimtar u mbajt ndërmjet kryeministrit Antonis Samaras dhe liderëve të koalicionit qeveritar të hënën, për zbutjen e tensionit pas vendimit për mbylljen e kanalit shtetëror ERT.
Një takim i ri pritet të mbahet të mërkurën mes kryesocialistit Evangelos Venizelos dhe liderit të së Majtës Demokratike Fotis Kouvelis, bëhet e ditur në një deklaratë për shtyp. (Albana)