Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për operacionet e ndihmës në Lindjen e Mesme Filipo Grandi tha të dielën në kryqytetin jordanez, Aman, se si pasojë e krizës siriane, aktualisht mbi 50% e refugjatëve kanë mbetur të pastrehë. Në një konferencë shtypi të oganizuar po atë ditë ai tha se pas shkallëzimit të konflikteve siriane, brenda 12 kampeve të refugjatëve, aktualisht 560 mijë refugjatë palestinezë rezultojnë të pastrehë.
Grandi i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ofrojë një ndihmë prej 200 milionë dollarësh për të mbështetur refugjatët palestinezë që jetojnë në Siri. (Vera)


















