PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
U hap dje procedura e parakualifikimit të ofertave për ndërtimin e bulevardit të ri në Tiranë.
2013-06-15 19:42:59 CRI Komenti juaj Printoni

Plot 15 kompani prestigjioze ndërkombëtare nga Gjermania, Austria, Italia, Kina, Kuvajti, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe nga Shqipëria, kanë shprehur interes për të ndërtuar bulevardin e ri të Tiranës. Bashkia e Tiranës do të procedojë me vlerësimin e dokumenteve të paraqitura, procedurë e cila do të përfundojë brenda 10 ditëve. Ky institucion ka në dispozicion fondin prej 61 milionë eurosh për zbatimin e projektit të studios arkitekturore "Grimshaw Architects" për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.

Punimet e zbatimit të këtij projekti do të financohen nga marrëveshja e financimit ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Fondit të Zhvillimit të Abu Dhabit, firmosur më datë 21 prill 2013, me vlerë 54 milionë euro, si dhe grantit nga qeveria e Katarit me vlerë 7 milionë euro. Në fazën e parë të punimeve, që nis nga Stacioni i Trenit, përfshihet edhe një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin "Nënë Tereza".

Nga http://www.panorama.com.al/

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China