PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Studimi: Të rinjtë kinezë, brezi i smartfonave
2013-06-15 19:42:21 xinhua Komenti juaj Printoni

Të rinjtë kinezë janë përdorues të mëdhenj të teknologjisë: shumica dërrmuese e tyre përdorin smartfona dhe ata parapëlqejnë internetin për komunikim. Kështu bëhet e ditur në një artikull të botuar në numrin e së shtunës të së përditshmes kineze në gjuhën angleze "China Daily".

Rreth 92 për qind e kinezëve nga 18 deri në 30 vjeç kanë smartfon, shumë më tepër se mesatarja botërore prej 67 për qind, thuhet në këtë artikull, duke cituar një studim të përbashkët të firmës spanjolle të telekomunikacionit "Telefonica SA" dhe gazetës "Financial Times".

Të dhënat e qeverisë kineze tregojnë se Kina ka rreth 270 milionë të rinj të moshës 18 deri në 30 vjeç.

Ata janë rritur me internet dhe përdorin shumë rrjetet sociale.

Dy vjet më parë Kina ua kaloi Shteteve të Bashkuara si tregu më i madh i dërgesave të smartfonave në botë dhe pritet të bëhet një nga tregjet më të mëdha të smartfonave në botë pas SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për sa i përket shkallës së depërtimit të këtyre pajisjeve, thuhet në studimin e cituar në "China Daily". (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China