Në Forumin e Samitit Ndërkombëtar për Energji të Re të Kinës, të zhvilluar më 14 qershor, pjesëmarrësit propozuan shpejtimin e reformave në prodhimin e energjisë dhe konsumin.
Zhvillimi dhe mbrojtja e mjedisit janë çështjet kryesore të shoqërisë moderne. Duke u përballur me këtë vështirësi, shfrytëzimi i energjisë së rinovueshme është zgjidhja e duhur. Nënkryetari i Shoqatës industrialo-tregtare të Kinës Li Hejun theksoi se Kina i kushton shumë rëndësi sektorit të energjisë së re.
"Në vitin 2012, Kina ka investuar gjithsej 230 miliardë juanë për zhvillimin e energjisë së erës, energjisë diellore etj. Energjia e re ka luajtur rol të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit dhe për nxitjen e rritjes së ekonomisë, si dhe për rregullimin e strukturës së energjsë së re". (Vera/Albana)