Presidenti kinez Xi Jinping u takua të martën me përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave që morën pjesën në lëshimin e anijes kozmike Shenzhou-10.
Duke folur në emër të Komitet Qendror, atij Ushtarak dhe Këshillit të Shtetit, presidenti shprehu urime të sinqerta ndaj të gjithë personelit që merr pjesë në këtë mision.
Në fjalimin e tij, presidenti theksoi se Ëndrra kineze për Hapësirën po kthen vendin në një fuqi të hapësirës.
Presidenti shpreson se i gjithë stafi do të vazhdojë punën për të garantuar suksesin e misionit. (Vera/Leftion Peristeri)