Mediat i kanë kushtuar rëndësi lëshimit me sukses të anijes "Shenzhou 10" me tre kozmonautë në bord.
Agjencia ruse e lajmeve "Itar-Tass", raportoi se gjatë 10 viteve të fundit programi hapësinor i Kinës ka përparuar shpejt, ndërsa parashikohet se në vitin 2020 ky vend do të ketë stacionin e tij hapësinor.
Gazeta "Komsomolskaya Pravda" e Rusisë i kushtoi rëndësi takimit të kryetarit Xi Jinping me kozmonautët, gjë që tregon interesin e jashtëzakonshëm të qeverisë kineze për përmbylljen me sukses të misionit.
Ndërsa revista "Forbes"- edicioni për Rusinë, shkroi se lëshimi i suksesshëm i anijes Shenzhou do t'i sjellë Kinës më shumë përfitime. (Vera/ Leftion Peristeri)