Guvernatori i Makaos Cui Shi'an, i dërgoi qeverisë qendrore kineze një mesazh urimi për lëshimin me sukses të anijes kozmike "Shenzhou 10".
Në mesazhin e tij Cui nënvizon se lëshimi i "Shenzhou 10" nënkupton përparimin e Kinës në eksplorimin e hapësirës.
Sipas tij, banorët e Makaos ndihen krenarë dhe të frymëzuar nga kjo arritje, ndërsa qeveria vendore përshëndet të gjithë zhvillimet në eksplorimin e hapësirës. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)