Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Kaliforni të enjten sipas orës vendore, për t'u takuar me presidentin amerikan Barack Obama. Takim për të cilin analistët thonë se do të nxitë zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata Kinë-ShBA.
Ky është samiti i parë Kinë-ShBA, që kur presidenti Xi mori detyrën në mars. Ai do të zhvillohet të premten dhe të shtunën.
Gjatë samitit, Xi dhe Obama pritet të shkëmbejnë mendime mbi politikat e brendshme dhe të jashtme, si edhe çështje me interes të përbashkët për rajonin e më gjerë, thanë zyrtarët kinezë që kanë dijeni rreth axhendës. (Leftion Peristeri)