Presidenti i Kinës Xi Jinping përfundoi vizitën shtetërore në Meksikë dhe iu drejtua Kalifornisë të SHBA-së, ku do të takohet me presidentin amerikan Barak Obama.
Pas takimit me homologun e tij meksikan, Xi dhe Nieto ranë dakord që partneriteti Kinë-Meksikë të rritet në nivelin e përgjithshëm strategjik. Krahas kësaj, të dy presidentët dolën me një deklaratë të përbashkët ku u zotuan të punojnë bashkërisht për shtimi i besimit politik; forcimin e bashkëpunimit praktik; shtimin e shkëmbimeve kulturore dhe koordinimin në çështjet ndërkombëtare.
Për analistët, vizita e presidentit Xi në Meksikë arriti thellimin e besimit, shtimin e bashkëpunimit dhe forcimin e miqësisë. Besohet se në të ardhmen, marrëdhëniet dypalëshe do të futen në një fazë plotësisht të re zhvillimi. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)