Presidenti kinez Xi Jinping që po viziton Meksikën tha se Kina do të bëjë përpjekje të përbashkëta për të thelluar partneritetin strategjik, nxitur zhvillimin e përbashkët si dhe duke shtuar kontributin për ruajtjen e paqes, prosperitetit dhe zhvillimit global.
"Ne ramë dakord bashkërisht për të nxitur marrëdhëniet midis Kinës dhe Meksikës në nivel strategjik duke mishëruar plotësisht frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, respektit, barazisë dhe sinqeretetit," u tha Xi gazetarëve në një konferencë shtypi pas takimit me homologun Nieto.
Xi shtoi se takimi ka qenë "shumë frytdhënës" dhe se të dy liderët kanë konsensus të gjerë.
Presidenti kinez theksoi se miqësia e gjatë midis Kinës dhe Meksikës është në përputhje me interesat themelore të të dy vendeve dhe popujve.
Pena Nieto tha nga ana e tij, tha se vizita e Xi Jinping do të promovojë besimin e ndërsjellë, bashkëpunimin dhe miqësinë midis Meksikës dhe Kinës në një nivel më të lartë. (Leftion Peristeri)