Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi të hënën bisedime me presidenten e Kosta Rikës Laura Chinchilla. Të dyja palët janë shprehur të kënaqur me arritjet mes dy vendeve gjatë 6 viteve të fundit, duke vendosur që të shtojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimet, për të nxitur më tej marrëdhëniet mes Kinës dhe Kosta Rikës.
Xi Jinping u shpreh se bashkëpunimi dypalësh u shërben të dy popujve, ndërsa ai mund të bëhet shembull i bashkëpunimit.
Laura Chinchilla u shpreh nga ana e saj se Kina dhe Kosta Rika kryejnë shkëmbime të shpeshta dhe kanë patur arritje të shumta në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
"Kosta Rika është e gatshme që të thellojë besimin reciprok, bashkëpunimin dhe miqësinë me Kinën dhe i uron popullit kinez të sigurojë arritje të reja në procesin e realizimit të "Ëndrrës Kineze".
Pas bisedimeve, Xi Jinping dhe Laura Chinchilla u takuan me mediet, duke paraqitur arritjet dypalëshe gjatë bisedimeve. Krahas kësaj, Xi Jinping u takua edhe me kryetarin e parlamentit të Kosta Rikës Luis Fernando Mendoza. (Jiang Lei/Albana)