Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologia nga Kosta Rika Laura Chinchilla ranë dakord të hënën të nxitin komunikimin dhe bashkëpunimin dypalësh.
Gjatë takimit, të dy liderët dolën me një propozim katër pikësh që do të nxitë marrëdhëniet dypalëshe.
Propozimet theksojnë shkëmbimet midis zyrtarëve të nivelit të lartë, parlamentar dhe ekzekutiv. Ndërkohë të dy vendet do të rritin në një nivel më të lartë bashkëpunimin në kulturë, arsim, sport dhe turizëm.
Xi Jinping dhe Laura Chinchilla ranë gjithashtu dakord që Kina dhe Kosta Rika të bashkëpunojnë në arenën ndërkombëtare, siç është zhvillimi i vazhdueshëm dhe ndryshimet e klimës.
Pas Kosta Rikës, presidenti Xi Jinping do të udhëtojë drejt Kalifornisë për të takuar presidentin amerikan Barack Obama. (Leftion Peristeri)