Presidenti kinez, Xi Jinping, mbërriti të dielën, sipas orës vendore në Kosta Rika për një vizitë zyrtare, për të nxitur bashkëpunimin midis Kinës dhe këtij vendi të Amerikës Qendrore.
Xi pritet të takojë homologen Laura Chinchilla, për të diskutuar zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Gjatë qëndrimit aty, lideri kinez pritet të takojë edhe familje të fermerëve.
Kina dhe Kosta Rika kanë shtrirë bashkëpunimin e tyre në disa fusha, që pas vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe në vitin 2007.
Presidenti kinez vizitoi më herët Trinidad dhe Tobagon, në turneun e tij të parë në Amerikan Latine, që pasi u zgjodh president në mars. Ai do të vizitojë gjithashtu Meksikën.
Pas turneut në Amerikën Latine, Xi Jinping do të udhëtojë drejt Kalifornisë në Shteteve të Bashkuara për të takuar homologun Barack Obama.
Xi dhe Obama pritet të diskutojnë për politikat e brendshme dhe të jashtme, si edhe çështje me interes të përbashkët rajonal dhe ndërkombëtar. (Leftion Peristeri)