Kryetari i Shtetit të Kinës Xi Jinping mbërriti të dielën në San Jose, duke filluar vizitën e tij shtetërore në Kosta Rikë.
Pas mbërritjes së tij Xi tha se, Kosta Rika është një vend i rëndësishëm i Amerikës Qendrore dhe zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh nuk përputhet vetëm me interesat e dy vendeve dhe popujve, por është edhe në dobi të paqes dhe zhvillimit global.
"Unë pres të shkëmbej pikëpamjet me presidenten Laura Chinchilla dhe liderë të tjerë të Kosta Rikës. Besoj se kjo vizitë mund të thellojë besimin reciprok, zgjerojë bashkëpunimin dhe forcojë miqësinë dypalëshe," u shpreh Xi. (Zhan Dian/Albana)