Vizita e kryetarit të Shtetit të Kinës Xi Jinping ka rëndësi të madhe për bashkëpunim tregtar dypalësh, nënvizon "El Financiero" e Kosta Rikës të dielën.
Ndërkohë, qeveria e Kostës Rikës ka shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për tregtinë e produkteve të mishit dhe qumështit, të cilat do të futen në tregun kinez.
Edhe e përditshmja "La Nacion" shkroi mbi vizitën e kryetarit Xi, ku e cilësoi fjalimin e liderit kinez: "fjalim i shkurtër, por i fuqishëm".
Gjithashtu edhe shumë medie të tjera të Amerikës Latine i kanë kushtuar vëmendje vizitës së Xi Jinping-ut, duke komentuar se vizita e tij dhe gatishmëria e Kinës për të bashkëpunuar me Amerikën Latine do të shtojë shkëmbimet dhe bashkëpunet rajonale. (Fang Xiaoyu/Albana)