"Kjo vizitë mund të forcojë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik e tregtar", tha Chinchilla në një intervistë për agjencinë kineze të lajmeve, "Xinhua", para mbërritjes të dielën të kreut të shtetit të Kinës.
Gjatë qëndrimit të Xi në Kosta Rikë pritet të nënshkruhen mes të tjerash marrëveshjet për ngritjen e një rafinerie të përbashkët nafte dhe për financimin nga Kina të ndërtimit të një autostrade.
Palët pritet të diskutojnë edhe për shtimin e bashkëpunimit në arsim dhe në projektet e energjisë së pastër. (Ardi Pulaj)