Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi se vizita tre ditore në Trinidad e Tobago synon të thellojë bashkëpunimin dy palësh.Gjatë takimit me homologun Anthony Carmona, kreu i shtetit kinez vlerësoi faktin se Trinidad e Tobago ishte një nga vendet e para të Karaibeve që vendosi marrëdhënie diplomatike me Pekinin.
Ndërsa Carmona theksoi se Kina ka zbatuar shumë projekte në vend, të cilat kanë ndihmuar në zhvillimin social dhe ekonomik e kanë sjellë përfitime për komunitetet lokale. Ai shtoi se mirëpret rritjen e bashkëpunimit tregtar, shtimin e projekteve për mbrojtjen e mjedisit dhe hapjen e institutit "Konfuci".
Gjatë vizitës në Trinidad e Tobago, presidenti Xi Jinping, i shoqëruar nga bashkëshortja Peng Liyuan, u takua me nxënës të shkollave të mesme, të cilët i nxiti të shtonin kontaktet me bashkëmoshatarët kinezë.
Xi Jinping pritet të takohet edhe me udhëheqësit e Antiguas e Barbudas, Barbadosit, Bahamas, Republikës Domenikane, Grenadës, Guajanas, Surinamit dhe Xhamajkës, me të cilët do të diskutojë për rritjen e bashkëpunimit.Më pas Xi Jinping do të udhëtojë drejt Kosta Rikës e Meksikës.Gjithashtu, në datat 7 dhe 8 qershor, kreu i shtetit kinez do të shkojë për të takuar në Sunnylands, homologun amerikan Barak Obama. (Ardi Pulaj)