
"Kjo gjë jo vetëm që do të jetë në të mirë të popujve, por do të zgjerojë edhe bashkëpunimin mes Kinës dhe vendeve të rajonit", tha Xi.Presidenti kinez u prit nga homologu Anthony Carmona, kryeministrja Kamla Persad-Bissessar dhe udhëheqës të tjerë të Trinidad e Tobagos.
"Besoj se me përpjekjet tona të përbashkëta, vizita ime do të arrijë sukses të plotë dhe do t'i japë një shtysë të re e të fortë marrëdhënieve tona", tha Xi.Ai pritet të takohet edhe me udhëheqësit e Antiguas e Barbudas, Barbadosit, Bahamas, Republikës Domenikane, Grenadës, Guajanas, Surinamit dhe Xhamajkës, me të cilët do të diskutojë për rritjen e bashkëpunimit.Më pas Xi Jinping do të udhëtojë drejt Kosta Rikës e Meksikës.Në përfundim të turneut në Amerikën Latine, kreu i shtetit kinez do të shkojë për të takuar në Sunnylands, homologun amerikan Barak Obama në datat 7 dhe 8 qershor. (Ardi Pulaj)