Presidenti kinez Xi Jinping thotë se nevojiten më shumë përpjekje për të mirërritur dhe mbrojtur fëmijët:
"Qeveria duhet të krijojë një mjedis më të mirë për studimin dhe rritjen e fëmijëve dhe mësuesit e prindërit duhet të kenë përgjegjësinë për arsimimin e tyre. Gjithashtu, duhet të luftohen veprimet që shkelin të drejtat e fëmijëve dhe dëmtojnë shëndetin e tyre."
Komentet e kreut kinez të shtetit u bënë gjatë vizitës së tij në Pallatin e Fëmijëve në Pekin, në prag të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Më shumë se 1 600 fëmijë nga kombësi të ndryshme morën pjesë në veprimtarinë festive të organizuar me këtë rast.(Artan)