Me ftesën e presidentit të ShBA-së Barak Obama, presidentit të Republikës së Trinidad e Tobagos Antoni Karmona, presidentes së Kosta-Rikës Laura Çinçila dhe presidentit të Meksikës Enrike Penja Nieto, presidenti i Kinës Xi Jinping u nis të premten paradite nga Pekini, për të bërë vizita në tre vendet e Amerikës Latine dhe për të marrë pjesë në takimin e liderëve Kinë-ShBA.
Z. Xi Jinping shoqërohet në këtë turne nga zonja e tij Peng Liyuan, anëtari i Byrosë Politike dhe drejtori i Zyrës Qendrore të Studimeve Politike Wang Huming etj. (Fang Xiaoyu/Artani)