Gjatë vizitës në Japoni, zv.sekretari amerikan i Tregtisë Francisco Sanchez u shpreh se në një gjendje me disa kushte paraprake, mirëpret Kinën të marrë pjesë në bisedimet TPP (Marrëveshja e Partneritetit të Trans-Paqësorit).
Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë Shen Dangyang u shpreh:
"Kina i kushton vëmendje situatës mbi progresin e bisedimeve të TPP-së dhe është njohur vazhdimisht me pikëpamjet e sektorëve përkatës së Kinës."
Ai theksoi se pala kineze është e mendimit se gjatë ndërtimit të zonës së tregtisë së lirë, palët e ndryshme duhet të zbatojnë parimet e transparencës e tolerimit.
Marrëveshja e Partneritetit të Trans-Paqësorit u nënshkrua në qershor të vitit 2005 me nismën e katër vendeve rreth oqeanit Paqësor (Kili, Singapori, Zelanda e Re dhe Brunei). (Du)