PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Takimi Xi-Obama, i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve
2013-05-29 19:13:34 CRI Komenti juaj Printoni

Ndihmësi i ministrit të Jashtëm të Kinës Zheng Zeguang u shpreh të mërkurën se takimi i liderëve Xi-Obama do të zhvillohet në vilën Annenberg në Kaliforni të SHBA-së, takim ky i rëndësishëm për marrëdhëniet dypalëshe.

Zheng Zeguang shtoi se gjatë këtij takimi palët do të diskutojnë rreth planifikimit strategjik për zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane. Liderët e vendeve do të diskutojnë mbi çështje kryesore strategjike me interes të përbashkët, për thellimin e mirëkuptimit dhe besimit reciprok, duke nxitur bashkëpunimin konkret dypalësh.

Ai theksoi se Kina është e gatshme të punojë me SHBA-në për thellimin e komunikimit e koordinimit, të ndërtojë marrëdhëniet e partneritetit strategjik me besim reciprok dhe të luajë rol të rëndësishëm për promovimin e paqes, stabilitetit dhe mirëqenies në rajonin e Azi-Paqësorit dhe në mbarë botën. (Fang Xiaoyu/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China