McCormack: ODIHR-i, asnjë kompromis për zgjedhjet në Shqipëri
Kryevëzhguesja e misionit të OSBE-ODIHR-it në Shqipëri Conny McCormack premton se misioni që ajo drejton nuk do të bëjë asnjë kompromis lidhur me mbikëqyrjen dhe pasqyrimin e ecurisë së procesit zgjedhor në Shqipëri. Në një intervistë për televizionin "Top Channel", znj. McCormack tha se misioni i OSBE-ODIHR-it do të shikojë të gjitha aspektet e administrimit të zgjedhjeve të 23 qershorit, që nga procesi i votimit e deri te numërimi e dhënia e rezultateve. Ajo shprehu shpresën se të gjitha grupet e vëzhgimit do të dalin me një raport të përbashkët vlerësimi të zgjedhjeve të 23 qershorit, që shihen si kyçe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. (Artani)