PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Qarqet ekonomike gjermane, optimiste për bashkëpunimin me Kinën
2013-05-27 16:21:58 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang ndodhet në Gjermani për një vizitë zyrtare. Në kuadër të kësaj vizite, personalitete të qarqeve ekonomike gjermane, specialistë etj. janë shprehur ditët e fundit për mediet se bashkëpunimi ekonomiko-tregtar dhe teknologjik midis Gjermanisë dhe Kinës ka potencial të madh.

Kryetari i Komitetit të Azi-Paqësorit të Biznesit Gjerman dhe kryeekzekutivi i korporatës "Simens" Peter Loscher u shpreh se marrëdhëniet politike dhe ekonomike ndërmjet të dy vendeve janë zhvilluar shumë mirë dhe të dyja palët ruajnë marrëdhënie të ngushta e të besueshme partneriteti. Perspektiva e bashkëpunimit dypalësh është shumë e mirë, sidomos në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe të krijimit të risive.

Nga ana e tij, drejtori i departamentit për Kinën në këtë komitet Martin Brudermüller u shpreh se qeveria kineze e ka vënë theksin te urbanizimi dhe i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes së mjedisit. Kjo gjë, sipas tij, i ka sjellë sektorit industrial në Gjermani shanse të mëdha, sidomos në drejtim të përmirësimit të eficencës së përdorimit të energjisë. Brudermüller vuri në dukje se mundësitë e biznesit për të dyja palët janë të shumta.

Drejtori i Qendrës së Studimeve Globale të Universitetit të Bonit Gu Xuwu tha se Gjermania është partnerja më e mirë tregtare e Kinës në Europë dhe bashkëpunimi konkret dypalësh ka arritur në një nivel të lartë dhe të paparë. (Vera/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China