Li dhe Merkel shkëmbyen mendime lidhur me thellimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar ndërmjet të dy vendeve. Nga ana e tyre, përfaqësues të kompanive, si "Siemens", "Volkswagen", DHL etj., bënë një paraqitje të gjendjes së bashkëpunimit të këtyre kompanive me palën kineze. Z. Li iu përgjigj pyetjeve të sipërmarrësve, duke shtjelluar qëndrimin dhe politikat përkatëse të qeverisë kineze. Ai i mirëpriti kompanitë gjermane të zgjerojnë më tej bashkëpunim me Kinën, për të arritur përfitime të ndërsjella.
Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se vendi i saj dhe Kina janë partnerë të rëndësishëm të njëri-tjetrit, secili me epërsitë e veta në ekonomi. Në gjendjen e vështirë ku ndodhet ekonomia botërore, të dyja palët duhet të eksplorojnë më tej potencialet që kanë dhe të krijojnë së bashku një mjedis të mirë për zgjerimin e bashkëpunimit midis kompanive të tyre. (Vera/Artani)