Deklarata erdhi pas kërkesës së Phenianit për organizimin e veprimtarive të përbashkëta përkujtimore me rastin e 13-vjetorit të nënshkrimit të "Deklaratës së përbashkët Veri-Jug". Sipas deklaratës, Pheniani nga njëra anë hodhi poshtë propozimin e palës jugkoreane për zhvillimin e bisedimeve ndërqeveritare lidhur me problemin e zonës industriale Kaesong, ndërsa nga ana tjetër propozon organizimin e veprimtarive të përbashkëta përkujtimore. "Për shkak të këtij qëndrimi të dyzuar të palës koreanoveriore, ne dyshojmë në sinqeritetin e saj," thotë deklarata e Ministrisë së Bashkimit të Koresë së Jugut.
(Çan Jean/Artani)