PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Die Welt": Gjermania, partnerja më e rëndësishme e Kinës në BE
2013-05-27 14:27:01 CRI Komenti juaj Printoni
Kancelarja gjermane Angela Merkel priti të dielën në Berlin me një ceremoni ushtarake homologun e vet kinez Li Keqiang. Lidhur me vizitën e kryeministrit Li, gazeta gjermane "Die Welt" komentoi në një artikull në uebsajtin e vet se "Gjermania do të vazhdojë të jetë partnerja më e rëndësishme e Kinës në BE dhe Kina do të përkrahë edhe në të ardhmen procesin e integrimit europian dhe një euro të fortë".

Duke iu referuar fjalëve të kryeministrit kinez Li Keqiang, në artikull thuhet se qëndrueshmëria e euros është në të mirë jo vetëm të Europës, por edhe të Kinës e të mbarë botës. "Kina e konsideron euron si një monedhë të rëndësishme botërore dhe mban një rezervë të madhe valutore në euro", thuhet në artikull.

Për sa i përket rolit të Kinës në përballimin e krizës europiane të borxheve, "Die Welt" vlerëson se ajo ka dhënë ndihmën e nevojshme gjatë tërë procesit, gjë që pasqyron vëmendjen që i kushton pala kineze zhvillimit të marrëdhënieve afatgjata me Europën.

(Çan Jean/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China