Kryeministri kinez Li Keqiang u takua më 26 maj me presidentin gjerman Joachim Gauck.
Pasi i përcolli urimet dhe përshëndetjet e sinqerta të kryetarit Xi Jinping, shefi i qeverisë kineze u shpreh se ka zhvilluar bisedime me kancelaren Angela Merkel mbi thellimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik Kinë-Gjermani si dhe mbi forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Gauck përshëndeti vizitën e Li Keqiangut në Gjermani dhe u shpreh se vendi i tij dhe Kina kanë histori të gjatë dhe kulturë të lashtë, zhvillimet e marrëdhënive dypalëshe janë të mira. Ai shtoi se Gjermania admiron arritjet e zhvillimit ekonomiko-shoqëror të Kinës dhe është e gatshme të forcojë bashkëpunimin e dialogun me palën kineze, për të nxitur zhvillimin e ri në marrëdhëniet dypalëshe. (Zhan Dian/Albana)