Kryeministri kinez Li Keqiang mbërriti në Berlin, të shtunën pasdite, duke filluar vizitën e tij në Gjermani, ndalesa e fundit e turneut të tij të parë si kryeministër.
Në një deklaratë të shpërndarë pas mbërritjes së në aeroport, Li Keqiang tha se Gjermania është vendi i parë i BE-së që ai viziton pas marrjes së detyrës. "Kjo tregon që qeveria e re kineze u kushton rëndësi marrëdhënieve me Gjermaninë si dhe Bashkimin Europian," thotë deklarata.
"Jemi të gatshëm të punojmë me palën gjermane, duke shtuar njohjen dhe besimin e ndërsjellë, si edhe duke zgjeruar bashkëpunim," shton Li.
Ai nënvizon se forcimi i komunikimit dhe koordinimi në çështjet rajonale dhe botërore do të nxitë partneritetin strategjik mes Kinës dhe Gjermanisë si edhe do të kontribuojë për marrëdhëniet Kinë-BE. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)