Kryeministri i Kinës Li Keqiang u shpreh të premten në Zurih të Zvicrës se Kina nxit aktivisht zhvillimin e sistemit të tregtisë shumëpalëshe dhe rregullimin e ekonomisë e të tregtisë rajonale, duke kundërshtuar proteksionizmin e çfarëdo forme.
Në fjalën e mbajtur në drekën me personalitete të qarqeve ekonomike e financiare të Zvicrës, kryeministri kinez u shpreh se vihet re që ShBA-ja po nxit bisedimet për Marrëveshjen Ekonomike të Transpaqësorit, si edhe është gati të fillojë me palën europiane bisedimet për Partneritetin e Tregtisë e të Investimeve të Transatlantikut. Këto marrëveshje mbulojnë shumë vende dhe ekonomi dhe do të kenë ndikim të rëndësishëm në strukturën e ekonomisë e të tregtisë botërore dhe procesin e liberalizimit të tregtisë dhe të investimeve, vuri në dukje z. Li, duke shtuar se Pekini shpreson që bisedimet përkatëse do të jenë në dobi të zhvillimit ekonomik e tregtar të ShBA-së dhe Evropës. (Du/Artani)


















