PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li: Kina përkrah stabilitetin dhe zhvillimin e Pakistanit
2013-05-23 19:53:01 CRI Komenti juaj Printoni
Pekini e mbështet Pakistanin në përpjekjet për të arritur stabilitetin dhe zhvillimin. Kështu u shpreh kryeministri kinez Li Keqiang të enjten gjatë vizitës së vet zyrtare në Islamabad.

Në takimin me drejtues ushtarakë pakistanezë, z. Li vuri në dukje se Pakistani ka bërë përpjekje dhe sakrifica të mëdha në luftën kundër terrorizmit. Kina mbështet hartimin nga pala pakistaneze të një strategjie antiterroriste të bazuar në kushtet konkrete të vendit. "Bashkësia ndërkombëtare duhet ta përkrahë Pakistanin për të kapërcyer vështirësitë, me parakushte të tilla si respektimi i pavarësisë, i sovranitetit dhe i tërësisë territoriale të vendit", tha kryeministri Li.

Nga ana e tyre, drejtuesit e ushtrisë pakistaneze shprehën në takim dëshirën për forcimin e komunikimit e të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit, për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit rajonal.

(Çan Jean/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China