Kina dhe Koreja e Jugut do të zhvillojnë muajin e ardhshëm në Pekin raundin e gjashtë të dialogut strategjik të nivelit të lartë, njoftoi Ministria e jashtme kineze.
Numri dy i diplomacisë Zhang Yesui dhe homologu i tij koreanojugor Kim Kyou-hyun do të marrin pjesë në takimin e caktuar për në tre qershor.
Ata do të shkëmbejnë mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet me interes rajonal e ndërkombëtar. (Ardi Pulaj)