Agjencia koreanojugore e lajmeve "Yonhap" njofton se të mërkurën Koreja e Veriut i propozoi Koresë së Jugut organizimin e përbashkët të një veprimtarie përkujtimore me rastin e 13-vjetorit të "Deklaratës së përbashkët Jug-Veri".
Komisioni koreanojugor për "Deklaratën e përbashkët" bëri të ditur se Komisioni përkatës i Veriut i dërgoi një faks, ku propozon që qeveritë e të dy Koreve të organizojnë bashkërisht në Kaesong ose Keumgang veprimtari përkujtimore me rastin e 13-vjetorit të nënshkrimit të "Deklaratës së përbashkët Jug-Veri".
Në qershor të vitit 2000, ish-presidenti i Koresë së Jugut Kim Dae Jung shkoi në Phenian, ku u takua me ish-liderin suprem të Koresë së Veriut Kim Jong Il. Të dy udhëheqësit nënshkruan ""Deklaratën e përbashkët Jug-Veri". (Du/Artani)