PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang takohet me presidentin e Pakistanit
2013-05-23 10:19:37 CRI Komenti juaj Printoni
Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të mërkurën me presidentin e Pakistanit Asif Ali Zardari. Pasi i përcolli përshendetjet e urimet e sinqerta nga kryetari i Shtetit Xi Jinping, ai u shpreh se Kina dhe Pakistani ruajnë miqësinë tradicionale dhe prespektivë të gjerë. Miqësia midis të dyja vendeve është në dobi të dy palëve, Azisë dhe mbarë botës.

Ai shtoi se vizitat e shpeshta zyrtare të Zardarit në Kinë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve Kinë-Pakistan.

Li theksoi se nëpërmjet vizitës së tij të parë në Pakistan si kryeministri i ri i Kinës, dëshiron të punojë me palën pakistaneze për nisjen e një faze të re të marrëdhënieve dypalëshe, të planifikojnë drejtimin e bashkëpunimit konkret, duke nxitur miqësinë tradicionale dypalëshe në një nivel të ri.

Nga ana e tij, Zardari u shpreh se vizita e Li Keqiang në Pakistan tregon vlerësimin e qeverisë e popullit kinez për marrëdhëniet dypalëshe, duke shtuar se ky është një nder për qeverinë e popullin e Pakistanit.

"Pakistani ushqen miqësinë dypalëshe dhe është i gatshëm të angazhohet në nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve të bashkëpunimit e të partneritetit strategjik në një nivel të ri," u shpreh Asif Ali Zardari. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China