Qeveria kineze përsëriti qëndrimin e saj se duhet punuar së bashku për të shmangur tensionet në Gadishullin Korean.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hong Lei, tha se duhet ndjekur rruga e paqes.
"Ne shpresojmë se nën gjendjen e tanishme, të gjitha palët do të ndjekin rrugën e paqes dhe të stabilitetit në Gadishullin Korean, si edhe të bëjnë më shumë për të larguar tensionin dhe përmirësuar marrëdhëniet," tha Hong.
Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Kinës, vjen pas njoftimeve se Peniani lëshoi të tjera raketa me rreze të shkurtër veprimi. Koreja e Jugut, njoftoi se Veriu lëshoi dy raketa të hënën dhe katër gjatë fundjavës.
Por Koreja e Veriut, tha se lëshimi i raketave i shërben mbrojtjes së vendit. (Leftion Peristeri)