Kryeministri i Kinës Li Keqiang tha të hënën se populli kinez i përmbahet gjithnjë rrugës së zhvillimit paqësor. Ai shtoi se Kina është një nga mbrojtëset e rendit dhe sistemit të tanishëm ndërkombëtar dhe është e gatshme të punojë së bashku me Indinë dhe vendet e tjera për promovimin e reformës në këtë sistem, shkruhet në një prej artikujve të gazetës indiane "The Hindu". Në artikull thuhet gjithashtu se Kina do të marrë përsipër përgjegjësinë në vazhdimin e qëndrimit më të hapur ndaj botës dhe shpreson që bota ta shikojë Kinën gjithashtu nga një këndvështrim paqësor.
Shefi i qeverisë kineze vlerësoi se Kina dhe India janë dy vende të rëndësishme për të ardhmen e Azisë. Lulëzimi, paqja dhe bashkëpunimi dypalësh do të jenë në favor të zhvillimit të Azisë e botës, pasi bashkëpunimi kino-indian do të sjellë më shumë shanse për dy popujt si dhe për mbarë botën. (Wang Xianya/Albana)