Lidhur me lëshimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi në detin e Japonisë nga Koreja e Veriut, zëdhënësi i diplomacisë kineze Hong Lei u shpreh të hënën në Pekin se ruajtja e paqes dhe e stabilitetit të Gadishullit Korean është prirja e përgjithshme dhe dëshira e popujve të rajonit. "Shpresojmë që palët e ndryshme do të bëjnë më shumë në favor të zbutjes së tensionit dhe të përmirësimit të marrëdhënieve", tha z. Hong. (Çan Jean/Artani)