PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li: "Të shtohet bashkëpunimi me Indinë"
2013-05-20 20:22:24 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang, i cili ndodhet për një vizitë në Nju Delhi, bëri thirrje të hënën për arritjen e progresit thelbësor në bashkëpunimin kino-indian.

Li e kërkoi nxitjen e bashkëpunimit gjatë një takimi me homologun indian, Manmohan Singh.

"Dy vendet duhet të rrisin bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, të shtojnë shkëmbimet, të trajtojnë në mënyrën e duhur temat delikate e të çojnë përpara bisedimet për çështjen e kufijve", tha Li.

Kryeministri Li Keqiang mbërriti të dielën në Indi, ndalesa e parë në turneun e tij të parë jashtë vendit që kur mori postin e kreut të qeverisë kineze. Në kuadër të këtij turneu, ai do të vizitojë edhe Pakistanin, Zvicrën e Gjermaninë. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China