Ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara Cui Tiankai i bëri thirrje të premten Uashingtonit të qëndrojë "vërtet asnjanës" në mosmarrëveshjen territoriale kino-japoneze për detin e Kinës Lindore, duke respektuar premtimin për të "mos mbajtur anë."
Në një intervistë të botuar në uebsajtin e revistës amerikane "Foreign Affairs", Cui fajësoi Japoninë për krijimin e mosmarrëveshjes dhe të tensioneve mbi ishujt Diaoyu, duke i "nacionalizuar" ata vjet dhe duke shkelur një marrëveshje të mëparshme.
Lidhur me atë se çfarë roli mund të luajnë Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Kinës e Japonisë, Cui tha se "gjëja më e dobishme që mund të bëjë ShBA-ja është që të mbetet me të vërtetë asnjanëse".
Cui tha se Uashingtoni nuk e ka mbajtur premtimin për të mos mbajtur anë mbi mosmarrëveshjen e ishujve Diaoyu. "Kur Shtetet e Bashkuara flasin me ne, thonë se nuk do të mbajnë anën e askujt, por nganjëherë, kur flasin me japonezet ose kur bëjnë deklarata publike, kemi dëgjuar diçka të ndryshme," tha ai. (Artani)