PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shinzo Abe konsideron takimin me liderin e Koresë së Veriut
2013-05-16 20:34:36 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe u shpreh të mërkurën në Tokio se, nëse është në favor të zgjidhjes së çështjes së rrëmbimit, atëherë ai do të konsiderojë të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

E ashtuquajtura "çështje e rrëmbimit" i referohet fundit të viteve '70 kur Koreja e Veriut dërgoi spiunë në Japoni, të cilët rrëmbyen shtetas japonezë. Abe tha se Japonia do të ushtrojë presion ndaj Koresë së Veriut, duke e nxitur atë të ndryshojë politikë dhe t'i zgjidhë përfundimisht problemet nëpërmjet dialogut.

Ndërkohë, Abe refuzoi të bëjë komente mbi vizitën e të dërguarit të tij lidhur me "çështjen e rrëmbimit".

Të mërkurën, Agjencia e Lajmeve e Koresë së Veriut njoftoi takimin midis zyrtarit të Partisë së Punëtorëve dhe këshilltarit të kabinetit të kryeministrit japonez Isao Iijima, pa dhënë hollësira. (Vera/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China