Kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem njoftoi të hënën se ministrat e financave të Eurozonës miratuan dy fonde ndihme financiare me vlerë 7.5 miliardë eurosh në total për Greqinë.
Fondi i parë, prej 4.2 miliardësh do të miratohet në ditët e ardhshme dhe më pas do të shpërndahet nga Brukseli.
Pjesa tjetër e parave, 3.3 miliardë euro, pritet të jepet në qershor, në varësi të progresit në programin për rimëkëmbjen e ekonomisë greke.
Vendimi u mor pasi Eurogrupi vlerësoi i kënaqur se Greqia ka bërë progres thelbësor në zbatimin e reformave të parashikuara fiskale dhe strukturore. (Ardi Pulaj)