Peniani thotë se vizita e presidentes koreanojugore Park Geun-hye në SHBA ka acaruar situatën në Gadishullin Korean dhe madje mbarë rajonin.
Zëdhënësi i Komitetit Kombëtar të Ribashkimit të Atdheut të Koresë së Veriut deklaroi se "vizita e zonjës Park Geun-Hye në SHBA është kundër Koresë së Veriut."
"Presidenti amerikan Obama ka vlerësuar politikat e saj mbi Korenë e Veriut. Ky është një mesazh i rëndësishëm. Koreja e Veriut, me durim, po ndjek me vëmendje veprimet e Koresë së Jugut," tha zëdhënësi.
Më herët gjatë javës, pas takimit, Barak Obama dhe Park Geun-hye deklaruan se ata nuk do të tolerojnë kërcënimet dhe provokimet e Koresë së Veriut, duke i bërë thirrje të marrë masa për vendosjen e komunikimit me komunitetin ndërkombëtar dhe marrjen e ndihmave nga jashtë.
Më pas presidentja Park Geun-hye tha se ajo nuk do ta lidhë çështjen e ndihmave humanitare me situatën politike dhe do të përpiqet të shtojë besimin reciprok me Penianin. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)